Home / Lajme / Maqedoni / Punëtori “Të gjitha familjet janë të barabarta”

Punëtori “Të gjitha familjet janë të barabarta”

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të familjes – 15 Majit, sot në Fakultetin Filozofik në Shkup do të mbahet punëtori me titull “Të gjitha familjet janë të barabartë”, në të cilën fëmijët nga shkolla internacionale franceze “EFIS” do të vizatojnë piktura dhe do të shkruajnë mendime dhe poema në temën “Familje të barabarta”, nën mentorim të studentëve nga studimet familjare.

Vizatimet e përpiluara dhe  poezitë do të ekspozohen në Bibliotekën e Institutit për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik – UCM me rastin e ditës ndërkombëtare të familjes.

Dje në me këtë rast në Parkun e qytetit në Shkup u mbajt treg humanitar “Humanitet për të gjitha familjet” në të cilin u shiten sende të ndryshme të imta, ëmbëlsira… me porosi për familjet të përgatitura nga studentët e studimeve familjare, fëmijët nga Shkolla internacionale franceze “EFIS”, si dhe fëmijët nga SHPF Ardhmëria.

Mjetet financiare do të cilat do të mblidhen nga shitja, siç informon organizatori i tregut Instituti për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik – UCM, do të dhurohen në SHPF Ardhmëria

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *