Home / Lajme / Maqedoni / Pushteti në largim, ja si po i fsheh shpërdorimet e bëra

Pushteti në largim, ja si po i fsheh shpërdorimet e bëra

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka asgjësuar materiale të shumta të arkivit të periudhës 2002-2014, të cilat me automjete të posaçme, i janë dërguar një kompanie që merret me prodhimin e letrës dhe ambalazhit.

Shkatërrimi i dokumentacionit, përmbajtja e të cilit nuk dihet, është bërë me kërkesë të Arkivit Shtetëror, me të cilin udhëheq Filip Petrovski, një nga personalitetet më të ekspozuar në protestat kundër qeverisë së re, por edhe pjesëmarrës në pushtetin e Kuvendit nga protestuesit më 27 prill.

Arsyet e një veprimi të tillë nuk jepen, siç që nuk jepen as të dhënat mbi tërheqjen e shumë dokumenteve nga Ministria e Kulturës, duke ngritur kështu dyshime mbi qëllimin e bartjes së materialeve apo urdhërimin e shkatërrimit të tyre, siç njoftojnë mediat në Maqedoni, njofton Radio Evropa e Lirë.

Nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsioni heshtin lidhur me këto veprime, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ato janë përpjekje për fshehjen e keqpërdorimeve të mundshme.

Sasho Ordanovski, nga organizata “Transparency Macedonia”, thotë se duke marrë parasysh punën e këtij komisioni, por edhe të organeve të tjera të obliguara me Kushtetutë për hetimin e të gjitha keqpërdorimeve, s’ka dilema siç thotë, se janë bërë krime të mëdha dhe tani tentojnë t’i fshehin gjurmët të frikësuar me faktin se megjithatë ndërrimtë pushtetit do të ketë.

“Duke marrë parasysh se autoriteti i komisionit anti-korrupsion praktikisht nuk ekziston dhe se kredibiliteti i tij si institucion është zero, gjithçka është e mundur nga njerëzit e këtij organi që besoj se do të jenë në mesin e gjithë atyre që kanë bërë shkelje të shumta ligjore, e vepra penale, për të cilat duhet të përgjigjen para institucioneve të drejtësisë. Normalisht, kjo mund të ndodhë kur edhe Gjyqësori të ngrihet në këmbë të shëndosha, pasi edhe ai vazhdon të jetë në shërbim të këtij pushteti në largim”, thotë Ordanovski.

Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit anti-korrupsion, thotë se faktet vështirë se mund të fshihen për shkak të lidhjes të tyre me më shumë institucione.

“Asgjësimi i dokumenteve nëpër institucione, është vështirë të bëhet pasi gjurmët e veprimit apo të funksionimit të institucioneve janë gjithandej. Kjo pasi institucionet janë të lidhura mes vete, ndërsa kanë edhe lëndë të përbashkëta, por edhe njohuri të ndërsjella posaçërisht për vepra kundërligjshme para së gjithash kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse, për elementet tjera apo nëse kanë fshehur diçka që nuk është bërë publike, apo që nuk është njoftuar opinioni, ata mund t’i fshehin por jo edhe për lëndët tjera nëse dëshiron dikush t’i hetojë ato”, thotë Musa.

Ndërsa, duke folur për punën e Komisioni anti-korrupsion, Sasho Ordanovski nga organizata “Transparency Macedonia”, thotë se ky komision qoftë edhe një aferë korruptive nuk ka arritur të zbardhë, madje siç thotë, drejtuesit e tij në disa raste publikisht kanë mbrojtur ish-kryeministrin Niolla Gruevski, i cili refuzonte të paraqiste edhe listën anketuese të pasurisë së tij, duke nxitur reagime nga më të ndryshme në opinion.

“Jam i sigurt se ata ishin një nga lojtarët kyç të kornizës ligjore të asaj që na ka ndodhur në kuptimin e kriminalizimit të plotë të të gjitha institucioneve shtetërore”.

“Gjithçka çfarë kanë bërë, duhet të hetohet që nga fillimi, ndërsa lidhur me atë që po qarkullon në opinion, shkatërrimi i dokumenteve zyrtare është vepër e rëndë penale, pasi bëhet fjalë për fshehje të krimeve që besohet të jenë bërë nga një aparat i tërë shtetëror. Jam i bindur se krimi i tyre nuk do të mund të fshihet pasi i gjithë opinioni e ka të qartë së çfarë kanë bërë gjithë këto vite të qeverisjes së tyre kriminale”, vlerëson Ordanovski.

Ai thotë se ka dyshime për shumë afera korruptive në vend, ku përveç drejtuesve të ekzekutivit, janë përfshirë edhe personalitete tjera si gjykatës, prokurorë, drejtues të kadastrës, e kështu me radhë. Si projekt më i madh që duhet hetuar në detaje është “Shkupi 2014”, për të cilin janë shpenzuar mbi gjysmë miliardë euro për qindra përmendore, sheshe e ndërtesa në stilin barok, pa dokumentacione përkatëse, pa procedura të tenderimit dhe shpërdorime tjera.

Në aferën e përgjimit të bisedimeve telefonike të zyrtarëve të publikuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, janë dëgjuar biseda nga më të ndryshmet ndërmjet drejtuesve të institucioneve se si kurdisin biznese të ndryshme në favor të një grupi të ngushtë të tyre.

Për shumë lëndë kanë nisur procese gjyqësore, por asnjë prej tyre ende nuk ka marrë epilog gjyqësor.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *