Home / Lajme / Rajon / Qeveria e re – Bushati uron Zaev për mandatin: Shqipëria mbështet Maqedoninë

Qeveria e re – Bushati uron Zaev për mandatin: Shqipëria mbështet Maqedoninë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur marrjen e mandatit nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan:

“Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re.  Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”.

Një ditë më parë, Presidenti i Maqedonisë u dorëzua më në fund, dhe pranoi ti japë mandatin Zaev për krijimin e qeverisë së re.

Gjorge Ivanov gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me Qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.

Vetë kreu i LSDM-së premtoi formimin e qeverisë brenda 10 ditëve.

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *