Home / Lajme / Rajon / Qeveria ndan mbi 9 mijë euro për Shoqatat e familjarëve të të Zhdukurve

Qeveria ndan mbi 9 mijë euro për Shoqatat e familjarëve të të Zhdukurve

Qeveria e Kosovës ka ndarë 9 mijë e 600 euro, për Shoqatat familjare të të Zhdukurve të Kosovës, për aktivitetet që kanë këto shoqata.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka ndarë 80 mijë euro për sanimin e kulmit të shkollës fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës.

Mjetet janë ndarë  për mbulimin e dëmeve që janë shkaktuar nga zjarri, pasi që është djegur 50 për qind e sipërfaqes së kulmit nga zjarri i shkaktuar ditë më parë.

Qeveria po ashtu ka emëruar Bekim Hoxhën, drejtor të përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, për një mandat tre vjeçar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *