Home / Lajme / Maqedoni / Qeverinë e re të Maqedonisë e pret një ekonomi që kërkon reforma të thella

Qeverinë e re të Maqedonisë e pret një ekonomi që kërkon reforma të thella

Për përmirësimin e ekonomisë është i nevojshëm një politikan i guximshmën që sipas disa ekonomistëve, fillimisht do të bëjë të ditur se borxhi publik është më shumë se 6 miliardë euro,

 

Koha e masave populiste kanë përfunduar dhe tani radhën e kanë reformat e thella, thotë Zoran Vitanov për Tv Telma. Sipas tij, nuk ka nevojë për ulje të rrogave, edhe ashtu të ulëta në administratë, por fakt është se është mbipunësuar.

Abdylmenaf Bexheti thotë se qeveria e re ka shumë punë. Përpos masave që duhet të zgjidhin problemet që me vite e rëndojnë ekonominë, si moslikuiditeti, borxhet e vazhdueshme, kthimi joefikas i TVSH-së, duhet që ekonomia të shkarkohet nga dora e gjatë e ndërhyrjeve shtetërore.

Numrat tregojnë se borxhi publik është rritur dyfish për tetë vite, kurse çdo shtetas i Maqedonisë, në vitin 2016 kishte 2300 euro borxh. Ekonomistët paralajmërojnë se nëse borxhi publik afrohet 51% e BPV-së, atëherë shteti futet në skenare të rrezikshme, pra nuk do të jetë në gjendje të kryej obligimet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *