Home / Lajme / Rajon / Rama në konferencë: PD luajti poker dhe humbi. Ja çfarë i ofrova në tryezën e negociatorëve

Rama në konferencë: PD luajti poker dhe humbi. Ja çfarë i ofrova në tryezën e negociatorëve

Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për mediat mesditën e sotme tha se PD vendosi të luaj poker dhe humbi. Ai tha se gjatë takimit me negociatorët e huaj i ka ofruar Bashës, presidentin, shtyrjen e zgjedhjeve dhe 4 ministra me kushtin e vetem që ai të votonte vetingun. “Iku dhe na la të gjithëve në Pallatin e Kongreseve”, tha Rama.

Pjesë nga deklarata e Ramës në Kryeministri

PD na bëri surprizë me bllokimin e Vetingut. Unë nuk e kam pritur bojkotin e parlamentit sepse nuk besoja se frika nga vetingu mund të shkonte deri këtu me bllokim të zgjedhjeve. PD mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten pa asnjë shans për sukses. Mundësia e tyre ishte destabizimi i koalicionit duke mikluar Llir Metën dhe LSI. Unë kam besuar se kjo s’do funskionojë kam qenë i bindur se të gjitha prëpjekjet nga Ilir Meta janë pjesë e natyrshme e filozofisë së tij dhe mënyrës si është impostuar LSI në politikë por jo ashtus siç u lexua rëndom si përpjekje për të çarë koalicionin.

Faktikisht, Meta bëri çdo përpjekje përtej vijës së kuqe duke kulmuar me dërgimin e një letre tek kreu i PPE-së duke i ftuar të jenë ata që të bëjnë përpjekjen e fundit të terheqin PD në rrugën e arsyes. Ne si koalicion dogjën 3 raunde të zgjedhjes së president të ri edhe pse votat i kishim që e konfirmoi zgjedhja e Metës me 100 për të votave të koalicionit dhe vazhduan të kërkojnë të përçojmë zërine arsyes në murin e absurdit që ka vendos PD-ja.

Nuk patëm sukses në këtë përpjekje edhe PPE çoi këtu një nga figurat kryesore siç është Mekalister. Pika e parë e platformës të propozuar nga Mekalister ishte një figurë konsesuale për President. Ne e bëmë Presidentin e Republikës me votat e shumicës por duke respektuar maksimalisht nevojën e PD për president konsesual. Dhe figurë më konsensuale se Meta nuk kishim për të gjetur as në qiell as në tokë. Meta e ka marrë PD me të mira më shumë se PS dhe LSI si kryetar parlamenti.

Strategjia e PD faktikisht filloi të nxirrrte ujë. Straegjia jonë për të shkuar në zgjedhje më 18 Qershor po funskion.

Vijmë momenti i përpjekjes për kompromis i miqve tanë përmes miqve të PD të ardhur këtu për të na ulur në tryezë. Pati një takim të vonë mes Mekalister dhe Flekenshtain në PD dhe u organizua takimi famëkeq i Pallatit të Kongreseve. Se kam ndjere veten ndonjëherëe më keq kur dy përfaqësues të politikës hyjnë në dhoma të ndryshme me një gjerman njëri dhe një gjerman tjetri. Dhe kjo ishte zgjedhja e Lulzim bashës sepse donte dorëheqjen time në tavolinë.

Përpos Presidentit u futën dy pika të reja. Njëra pikë ishte mundësia për të shtyrë zgjedhejt deri më 16 korrik mundësia dhe e dyta mundësia për ndryshime në qeveri.

Ilir Meta e ka pranuar menjëherë unë jam shprehur: “Unë as i pranoj dhe as nuk i refuzoj, i diskutoj nëse PD voton Vetingun. Kam nënvizuar se nuk mund të ketë shtyrje zgjedhjesh përtej asaj që lejon kodi zgjedhor, pra deri në fund të qershori. Nuk pati kohë për ti negociuar këto pika se Basha iku nga Pallati i Kongreseve.

Politika është shah jo dam. Çdokush zgjedh ta luajë si e sheh më të arsyeshe por po luajte dam (që përdor metodën e pokerit) duke thirrur një bllof siç e thirri Lul Basha, mund të fitosh shumë por mund të humbësh gjithçka. Për mua politika është shah dhe shahu ka ligjësitë e veta.

Kjo aventurë ka pasoja të rënda për PD por kjo është çëshja ime.

PD hyri në një aventurë për të marrë peng qeverine e zgjedhur me 1 milionë vota, për të marrë peng reformën në drejtësi procesin zgjedhor.

/Opinion.al

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *