Home / Lajme / Rajon / Rama zbulon qëllimin e çadrës së PD: Donte t’na përçante, por Meta…

Rama zbulon qëllimin e çadrës së PD: Donte t’na përçante, por Meta…

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se një nga arsyet pse opozita u fut në protestë dhe ngriti çadrën para kryeministrisë, ishte për të sjellë përçarje në radhët e koalicionit, por sipas tij kjo nuk ndodhi dhe një rol pozitiv në të e pati edhe Ilir Meta, bashkëkryetari i koalicionit.

“Shansi ishte mundësia për të destabilizuar koalicionin duke u përpjekur të përçajë shumicën dhe duke mikluar Ilir Metën dhe LSI-në. Asnjëherë nuk kam besuar se kjo do të funksionojë se e kam njohur Ilir Metën. Përpjekjet e bëra nga Meta ishin pjesë e natyrshme e filozofissë së tij, jo si u lexuan rëndom përpjekje për të carë koalicionin. Presidenti i zgjedhur bëri çdo përpjekje duke shkuar përtej vizës që sipas meje dhe nesh nuk duhet të kapërcehej nga askush në koalicionin tonë që kulmuan me adresimin që ai bëri duke shfrytëzuar marrëdhënien personale me presidentin e partive popullore”, u shpreh Rama në një konferencë me gazetarët.

Rama tha se me zgjedhjen e Ilir Metës president u përmbush një kusht që kreu i shtetit nuk përfaqëson Partinë Socialiste, por përfaqëson të gjithë spektrin politik shqiptar.

“Madje, kjo ishte zgjidhje më shumë komoditet për Partinë Demokratike, i cili (Meta) e ka marrë me të mirë më shumë se Partinë Socialiste në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Rama.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *