Home / Kryesoret / Ramush Haradinaj bën një gjest human në Gjakovë (VIDEO)

Ramush Haradinaj bën një gjest human në Gjakovë (VIDEO)

Derisa po mbahej një tubim i AAK-së me të rinj në Gjakovë, një prej pjesëmarrësve që mbahej me paterica po qëndronte në këmbë, në rend të parë.

Kjo e shtyu kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, që të shkojë në prapaskenë dhe të marrë një karrige për t’ia sjellë të riut me këmbë të lënduar.

Veprimi human i kreut të AAK-së u duartrokit nga të rinjtë tjerë gjakovarë që ndodheshin në sallë.

Ndryshe, ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj është nominuar sërish për kryeministër të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit. Haradinaj ishte i nominuar fillimisht nga partia e tij dhe ajo e Nismës për këtë post, por që kandidatura e tij ditë më parë u mbështet edhe nga PDK-ja, pasi u arrit një marrëveshje koalicioni parazgjedhor me partinë e Kadri Veselit.

Ky i fundit hoqi dorë nga kandidimi për kryeministër duke mbetur bartës i listës zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Kosovarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 11 qershor, një muaj pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas shkarkimit në Kuvend të Qeverisë së Isa Mustafës me anë të një mocioni mosbesimi të iniciuar nga opozita VV, AAK dhe Nisma, e të votuar edhe nga grupi parlamentar i PDK-së.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *