Home / Kryesoret / Raste të reja nga PSP, VMRO-DPMNE dyshohet për larje parash

Raste të reja nga PSP, VMRO-DPMNE dyshohet për larje parash

Prokuroria Speciale Publike sot hapi tre raste të reja “Talir”, “Trajektorja” dhe “Lëndina”,

Fillimisht prokurorja Fatime Fetai tregoi se në rastin “Sopot” ndaj dëshmitarit Ramadan Bajrami është kryer dhunë që të japë dëshmi, dëshmi të rrejshme, pas së cilës dëshmitari ka pasur pasoja psikike në shëndet. Megjithatë, siç shpjegoi Fetai, vepra është vjetërsuar në vitin 2008, por dëshmitë dhe faktet tregojnë implikime direkte për procedurën e cila kryhet në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup. Fetai tha se kryerësit po kërkohen ,por për shkak të fshehtësisë së lëndës nuk japin detaje.

“Talir”

Ky rast ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE. PSP theksoi se disa individë të caktuar e kanë keqpërdorur VMRO-DPMNE-në për motive personale.

Sipas tyre është formuar një grup i personave të cilët janë marrë me larje parash. Ka pasur pagesa dhe keqpërdorime të të dhënave të anëtarëve.

Thuajse 4.9 milionë euro janë larë në këtë mënyrë.

“Paratë e fituara në mënyrë të paligjshme janë shfrytëzuar për shlyerjen e obligimeve të cilët një pjesë e të dyshuarve i kanë marrë në emër të partisë. Me këto para kanë paguar llogari, hotele, është blerë pronë dhe ngjashëm”, tha prokurorja Fatime Fetai.

“Lëndina”

Ky rast ka të bëjë me ndërtimin e tre vikend shtëpive në Zelenikovë, duke mos e respektuar ligjin. Fillimisht është ndërtuar, ndërkaq më pas është dhënë leje për ndërtim, gjë që dënohet me ligj.

“Trajektorja”

është lënda në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë  ndërtuar seksionet Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm.

Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje.

Janeva ka disa kërkesa për shumicën e re parlamentare

“Kërkojmë nga shumica parlamentare që ta fshijë nenin 20 nga ligji për Prokurori Speciale me çka do t’i mundësohet të vazhdohet puna e PSP-së. Gjithashtu kërkojmë që të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe të sjellët ligjit për dëshmitarët e mbrojtur”, ka bërë thirrje prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.

Ajo ka thënë se në këtë periudhë nuk i dëgjojnë 55% të bisedave të përgjimeve, pasi që ende janë në proces të përpunimit 45%  e bisedave të përgjuara.

PSP ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht në hapjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave të reja.

“Ne me punën tonë kemi arsyetuar besimin që na u dha nga qytetarët. Në këtë drejtim unë dhe kolegët e mi do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ta kryejmë detyrën tonë në mënyrën më profesionale. Në periudhën e ardhshme do të punohet intensivisht dhe hapjen e procedurave të reja. Në këtë drejtim i ftojmë të gjitha subjektet që posedojnë biseda ti dorëzojnë në Prokurorinë speciale Publike. Jam e përgjegjshëm që pritjet nga ky institucion janë të mëdha që të zbardhen keqpërdorimet e pushtetit për qëllime personale dhe robërimin e institucioneve”, deklaroi Janeva.

Në lidhje me rastet “Monstra”, “Shkupi 2014”, “Martin Neshkovski”, “Lagjja e Trimave”, në këtë periudhë ende nuk mund të informohet opinioni pasi që të njëjtat janë në procedurë hetimore.

PSP sot ka hapur 3  hetime të reja financiare – parregullshmëri në procedurë “Talir”, “Lëndina” dhe “Traektorja”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *