Home / Lajme / Maqedoni / Rasti “Trust”, hiqet masa e paraburgimit për Sead Koçan

Rasti “Trust”, hiqet masa e paraburgimit për Sead Koçan

Sipas disa burimeve është shfuqizuar masa e paraburgimit për pronarin e kompanisë “TRANSMET”, Sead Koçan,

Sipas disa informacioneve, Alsat-M mëson se një vendim i tillë është marrë gjatë ditës së djeshme.

Me këtë, anulohet urdhër arresti vendor dhe ai ndërkombëtar që policia e lëshoi për Koçanin, pothuajse 2 muaj më parë, pas arratisjes së biznesmenit. Sipas këtij vendimi, pritet që i dyshuari në rastin “Trust” të kthehet lirshëm në Maqedoni.

Alsat-M ka dërguar pyetje në Gjykatën Penale, por nga atje u është thanë se gjykata nuk ka asnjë vendim për të publikuar. Konkretisht për rastin Koçan ata i udhëzuan të pyesin Kryetarin e Gjykatës, për të cilën gjë përgjigje do të të ketë ditën e hënë. Ky zhvillim i ngjarjeve vjen pasi vetëm dy ditë më parë, Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale ngriu pronën dhe 3 llogaritë bankare të pronarit të kompanisë “TRANSMET.”

Avokati i të dyshuarit, Nikolla Dodevski, sot refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth llogarive të bllokuara të Koçanit.

Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Themelore për ngrirje të pronës? – Faleminderit për urimet e Ditës së Avokaturës, shihemi. Mirupafshim –është përgjigjur avokati Nikolla Dodevski.

Por çfarë do të ndodh pas heqjes së paraburgimit të biznesmenit të dyshuar të Prokurorisë Speciale dhe çfarë do të ndodhë me pronën e ngrirë!?.

Për avokatin Davidoviq është e çuditshme, se kush e ka miratuar këtë vendim dhe mbi çfarë baze.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *