Home / Kryesoret / RDK: Maqedonia mund ta festojë Ditën e Evropës vetëm pas zbardhjes së rastit të Kumanovës

RDK: Maqedonia mund ta festojë Ditën e Evropës vetëm pas zbardhjes së rastit të Kumanovës

Në shënimin e Ditës së Evropës, RDK përmes një komunikate dërguar Telegrafit ka thënë se Maqedonia do të mundë të festojë Ditën e Evropës vetëm pas zbardhjes së rastit të Kumanovës,

Në momentin kur të gjithë po përgaditenim për të festuar këtë datë, në orët e mëngjesit të 9 majit të vitit 2015 ndodhën ngjarjet e Kumanovës që do të ngelin në memorien e gjith shqiptarëve për një periudhë të gjatë kohore.

Duke qenë të vetëdijshëm se ngjarjet e Kumanovës patën potencial të nxisin një konflikt të ri ndëretnik në vend, duhet patjetër e vërteta e këtij konflikti të zbardhet deri në fund sepse në të kundërtën do të na përsëriten incidentet, si ajo e 27 prillit në Kuvendin e shtetit.

Për hirë të viktimave, të vërtetës, si dhe gjith aktorëve direkt dhe indirekt që akuzohen me të drejtë ose pa të drejtë, Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që sa më shpejt që është e mundëshme të zbardhet e vërteta për ngjarjet e Kumanovës. E vërteta patjetër duhet të del në shesh me të vetmin qëllim që aktorët e vërtetë të involvuar të japin llogari para drejtësisë, me qëllim që kurrë mos të na përsëriten raste të kësaj natyre.

Në të kundërtën, për vendin dhe për shqiptarët në përgjithësi 9 maji asnjëherë nuk do të mund të trajtohet si datë e fitores dhe unitetit evropian.

Vetëm e vërteta dhe drejtësia, sado pak, do të mund të ndryshojë domethënien e 9 majit, për Maqedoninë dhe për shqiptarët në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *