Home / Kryesoret / Reagon LR-PDSH: ndërprerje të menjëhershme të projektit të dyshimtë për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup

Reagon LR-PDSH: ndërprerje të menjëhershme të projektit të dyshimtë për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup

Qeveria në ikje, e stërmbushur me afera korrupsioni, ideatore dhe realizatore e shkatërrimit dhe degradimit të shëndetësisë publike, del në opinion edhe me një sihariq, ndërtimi i qendrës të re klinike në Shkup. Deputeti në parlamentin e Maqedonisë dhe ish-ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov nënshkruan kontratë për realizim të këtij projekti shumë të madh në rrethana shumë të dyshimta sipas ekspertëve në fushën e drejtësisë, që dëshmon dhe vërteton sjelljen e dezorientuar e partisë VMRO-DPMNE dhe satelitëve të saj, reaguan sot nga LR-PDSH për kontratën për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup në vlerë prej 72 milion euro e nënshkruar dje.

“Kjo lëvizje është indikator se bëhet fjalë për rrethin e fundit të cirkut qesharak e maratonik të këtij ministri amator në fushën e shëndetësisë, si edhe një tendencë për defokusim nga ngjarja e tmerrshme e enjtes të përgjakur, ku pa fije turpi, me shkeljen e të gjitha normave etike dhe betimit të Hipokratit, mjek nga kjo parti e nxin mantelin e shenjtë të bardhë si pjesëmarrës direkt ne këtë ngjarje makabre.” reagojnë nga LR-PDSH.

Departamenti i Shëndetësisë i Lëvizjes për Reforma PDSH kërkon ndërprerje të menjëhershme të këtij projekti dhe të kësaj sjellje infantile.

“Këtë projekt do duhet ta realizojë qeveria e ardhshme reformatore, me transparencë, debat publik dhe këshillim me profesionistë të kësaj fushe por edhe të tjerëve që merren me menaxhment shëndetësor. ​Poashtu, kërkojmë nga qeveria teknike që urgjentisht të ndërprejë rikonstruimet e klinikave dhe spitaleve në kohë pa kohë duke shkaktuar pengesa të mëdha në punën e përditshme. Në një ardhmëri të afërt do të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi për këtë dëm të madh që i bëhet buxheteve edhe ashtu të mjera të klinikave universitare dhe spitaleve tjera publike në Maqedoni.” reagojnë nga LR-PDSH.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *