Home / Lajme / Maqedoni / Rëfimi tronditës i deputetes së LSDM-së për natën e 27 prillit

Rëfimi tronditës i deputetes së LSDM-së për natën e 27 prillit

Deputetja e LSDM-së, Mira Stojçevska, për ‘Pogled’ tregon për tmerrin që ka përjetuar në Kuvend më 27 prill, kur dhunuesit sulmuan deputetët në Shtëpinë e ligjvënësve,

Ajo thotë se fillimisht e kanë ndjekur nga ekrani të gjithë ngjarjen deri në momentin kur janë futur protestuesit në hapësirat e Kuvendit. Kolegët improvizuan që të zbresin deputetët nga galeria, sepse ishin në rrezik se ekzistonte mundësia, sipas deputetës, të mos i hedhin nga galeria. Kur protestuesit u futën brenda në hapësirën ku u rrahën deputetët, kanë bërtitur ‘Tani do t’u vrasim’.

Momenti më interesant është kur Stojçevska nga punonjësit e Kuvendit, i kanë ndihmuar asaj që të shkojë deri te pjesa e ambulancës në raste urgjente, me qëllim që të jetë më e sigurt. Por, nuk ishte ashtu. Mjekët dhe infermieret punonin pa drita sepse protestuesit ishin nën dritare dhe nuk ishte e sigurtë hapësira. Aty ajo ka takuar deputeten e lënduar, Radmilla Sheqerinska, Mileva Gorgieva me këmbë të lënduar, Katerina Kuzmanovska poashtu e lënduar.

Stojçevska tregon se ngjarja e përgjakshme ka zgjatur rreth katër orë.

Rrahja, plagët dhe maviosjet do të shërohen dhe do të kalojnë, por plagët e shpirtit dhe kujtimet nga ‘e enjtja e përgjakshme’ do të mbeten në mendje me shekuj , tregon Stojçevska.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *