Home / Kryesoret / Regjistri qendror emëron Xhaferin si të parin e deputetëve (FOTO)

Regjistri qendror emëron Xhaferin si të parin e deputetëve (FOTO)

Talat Xhaferi edhe zyrtarisht bëhet “pronar” i Parlamentit të Maqedonisë. Regjistri Qendror dje pasdite ka fshirë Trajko Veljanovskin dhe në vend të tij, si autoritet kryesor të Parlamentit ka regjistruar Xhaferin.

Me këtë, edhe zyrtarisht Talat Xhaferi është personi që pyetet dhe vendos për të gjitha dokumentet dhe veprimet zyrtare të Parlamentit. Ndryshe, dy ditë më parë, Gazeta Zyrtare shpalli vendimin për emërimin e Xhaferit si i pari mes deputetëve, ndërsa në bazë të këtij vendimi, dje pasdite edhe Regjistri Qendror ka ndryshuar të dhënat zyrtare, konkretisht ka fshirë Veljanovskin ndërsa në vend të tij, ka shënuar emrin e Xhaferit.

Tashmë vulat dhe dokumentet të firmosur nga Xhaferi janë legjitime dhe mbyllen të gjitha dilemat rreth legjitimitetit të emërimit të tij më 27 prill të këtij viti.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *