Home / Kuriozitete / Rekord botëror, për një diamant në formë të zemrës

Rekord botëror, për një diamant në formë të zemrës

Diamanti i quajtur “Legjenda” është vlerësuar për shitje mes 14 dhe 20 milionë dollarëve.

Diamanti më i madh, i cilësuar si “i përsosur”, ka një formë të zemrës dhe është shitur dje në Gjenevë për gati 15 milionë dollarë. Për shtëpinë e ankandeve “Christie”, kjo shitje përbën një “rekord botëror”.

Ai është shitur për 14.99 milionë, duke i përfshirë taksat. Kjo shitje është një “rekord botëror” për një diamant me formën e një zemre, ka thënë zëdhënësja e “Christie”, Alexandra Kindermann.

Rekordi i mëparshëm për një diamant të tillë ishte arritur në vitin  2011. Atë vite, një diamant me 56.15 karat ishte shitur për 10.9 milionë dollarë.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *