Home / Kryesoret / Rëndë është lënduar një këmbësor dhe motoçiklist nga Kumanova

Rëndë është lënduar një këmbësor dhe motoçiklist nga Kumanova

I.V (19) dhe L.D (33) nga Kumanova janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur dje pasdite në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi janë përplasur një motoçikletë “Feling” pa targa, i drejtuar nga I.V, dhe një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.P (28) dhe këmbësori L.D të gjithë nga Kumanova.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore në spitalin e Kumanovës L.D dhe I.V si raste urgjente janë transferuar në qendrën urgjente të Shkupit.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë. Punohet në zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *