Home / Kryesoret / Rexhep Selimi: Shpëtuam territorin dhe ndarjen e Kosovës

Rexhep Selimi: Shpëtuam territorin dhe ndarjen e Kosovës

Me rrëzimin e qeverisë përmes mocionit të mos besimit, sipas anëtarit të kryesisë së Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është shpëtuar territori i Kosovës dhe ndarja e vendit.

Ai ka thënë që opozita e organizuar mirë ka arritur të ndaloj dy projekte të këqija, duke iu referuar marrëveshjes për demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

 “Këto dy projekte të këqija kemi arritë që ti ndalim, por duke qenë e njëjta qeveri, e kemi pasë të qartë që këto projekte e kanë një gardian. Kështu që dje nuk patëm vetëm rënien e qeverisë, por edhe rënien e demarkacionit dhe zajendicës” ka thënë Selimi në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

Ndërsa sa i përket akuzave dhe kundërakuzave gjatë seancës të së mërkurës, Selimi ka thënë që LDK e PDK i thanë njëra tjetërs atë që opozita u kishte thënë më parë.

“Ajo çka ndodhi dje në parlamentin e Kosovës ka qenë një konfirmim për atë çka ne e kemi thënë për partnerët, vetëm se ia thanë njeri tjetrit” deklaroi Rexhep Selimi.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *