Home / Lajme / Maqedoni / Rikthehet Hazbi Lika, merr pjesë në takimin Zaev-Ahmeti

Rikthehet Hazbi Lika, merr pjesë në takimin Zaev-Ahmeti

Ish-Sekretari Organizativ i BDI-së, Hazbi Lika ka qenë sot pjesë e bisedimeve partiake në selinë partiake ku mes Ahmetit dhe Zaevit u diskutua për formimin e Qeverisë,

Lika që njihet si një nga krerët e rebeluar të BDI-së, që deri tani nuk ishte i kënaqur me politikat partiake për bashkëpunimin me VMRO-DPMNE. Ai pritet të jetë pjesë e ekzekutivit duke marrë njërin nga postet kryesore në ekzekutiv. Fuqia e tij politike vjen edhe nga raportet e mira që Lika ka me Fatmir Deharin, që sërish pritet të garojë për komunën e Kërçovës.

Lika ka ushtruar disa funksione në të kaluarën, duke qenë zv.Ministër në MPB, kryetar i Komunës së Tetovës, deputet dhe Sekretar Organizativ i BDI’së. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit Lika bojkotoi procesin shkaku i pakënaqësive që kishte ndaj bashkëpartiakëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *