Home / Kryesoret / Roth: Gruevski i ka harxhuar të gjitha kartat, duhet të ik më

Roth: Gruevski i ka harxhuar të gjitha kartat, duhet të ik më

Michael Roth, nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë në një intervistë për Deutche Welle ka deklaruar se në Maqedoni për momentin po luhet një lojë e hidhur, transmeton Gazeta Express

Më tej ai ka thënë se është i shtangur dhe i tmerruar nga ajo se si politikanët rreth ish kryeministrit Gruevski e vendosin në lojë të fatit besueshmërinë e tyre.

“Llogarinë në fund duhet ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë. Zgjedhjet u mbajtën para disa muajve. Presim përfundimisht, pasi që është zgjedhur kryeparlamentari, tani të formohet edhe qeveri. Askush nuk duhet të tërhiqet nga rregullat demokratike. Kjo posaçërisht vlen për partinë që deri tani ka qenë të pushtet OBRM-PDUKM. Kjo është lojë cinike për pushtet e cila luhet në shpinë të qytetarëve të Maqedonisë. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe i inkurajoj të gjithë përgjegjësit, tani përfundimisht përsëri t’i respektojnë standardet minimale të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, ka deklaruar Roth.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *