Home / Lajme / Kronika e zezë / Rrallë ndodhë kjo, kthehet ari i vjedhur në Bogovinë të Tetovës

Rrallë ndodhë kjo, kthehet ari i vjedhur në Bogovinë të Tetovës

Kutia me ar, e vjedhur para disa ditëve në fshatin Bogovinë të Tetovës, mbrëmë është kthyer në oborrin e shtëpisë prej ku është vjedhur.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, F.A (43) gjysmë ore para mesnate ka paraqitur në polici se në oborrin e shtëpisë ka gjetur kutinë me ar, të cilën e ka paraqitur të vjedhur të martën e kaluar.

Nga vjedhja që ka ndodhur mes datës 23 dhe 24 të këtij muaji, persona të panjohur kanë arritur të vjedhin 4.100 euro dhe një zinxhirë dore prej ari dhe një orë dore, një thikë, dhe nga dhoma gjumit kanë marr një kuti me stoli ari (qostek, gjerdan, unaza, orë grash, etj), vlera e të cilave sipas pronarit është vlerësuar rreth 10 mijë euro.

Policia po punon për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *