Home / Lajme / Botë / Rreth 2.300 emigrantë janë shpëtuar në bregun e Libisë

Rreth 2.300 emigrantë janë shpëtuar në bregun e Libisë

Rreth 2.300 emigrantë, të cilët janë nisur drejtë Italisë, janë nxjerrë mbrëmë prej 22 varkave të drurit dhe gomës në Detin Mesdhe, afër bregut të Libisë, njoftoi roja bregdetare italiane.

Anijet e rojës bregdetare dhe ushtria janë koordinuar me anije tjera dhe varka të cilët i kanë marrë me qira organizatat humanitare me qëllim që t’u ndihmojnë emigrantëve të cilët janë sistemuar në 20 varka të drurit dhe 12 të gomës.

Anija e Mjek pa kufij “Prudens” ka nxjerr 770 persona, prej të cilëve pjesa më e madhe janë fëmijë si dhe një foshnjë prej gjashtë javëve, qëndron në kumtesë.

Anija tjetër “Akvarijus” , që e ka marrë me qira SOS Mediteran dhe Mjek pa kufij ka shpëtuar 560 emigrantë, ndërsa “Finiks”, që e ka shfrytëzuar organizata MOAS nga Malta ka nxjerr edhe 360 persona.

Mes të shpëtuarve ka shtetas të Nigerit, Sudanit, Marokut dhe Bangladeshit.

Gjithashtu lexo

20 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gazetares që zbuloi skandalin e “Panama Papers”

Gazetarja malteze, Daphne Caruana Galizia, u vra të hënën në Maltë, me një bombë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *