Home / Kryesoret / Rreth 2.600 bujq kanë paraqitur dëme nga ngricat pranverore

Rreth 2.600 bujq kanë paraqitur dëme nga ngricat pranverore

Dëme nga ngricat pranverore në Kavadar kanë paraqitur rreth 2,600 bujq, deklaroi sot Zoran Shalev, shef në njësitin rajonal të Kavadarit në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Nëntë komisione ende janë në terren të cilët punojnë në konfirmimin e pasojave nga temperaturat e ulëta, të cilat këtë pranverë e kapluan rajonin e Tikveshit,

“Bujqit kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e pësuara te vreshtat dhe mbjelljet e pemëve. Njohuritë e para nga tereni flasim se ngrirja te pemët dhe vreshtat lëviz prej dhjetë deri në një qind për qind, varësisht nga komunat kadastrale dhe vendndodhja e mbjelljeve”, theksoi Shalev. Më të mëdha janë dëmet te mbjelljet afër lumit Luda Mara dhe Cërna.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *