Home / Lajme / Botë / Rrezikohen të zhduken shumë lloje bimore dhe shtazore

Rrezikohen të zhduken shumë lloje bimore dhe shtazore

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quajtur Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Në dhjetor 2000, Asambleja miratoi 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të përkujtuar miratimin e tekstit të Konventës në 22 Maj 1992.

Kosova ka sipërfaqe relativisht të vogël por me një biodiversitet shumë të pasur, këtë e kanë mundësuar, pozita gjeografike, faktorët si; gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima.

Kafshët e rralla në vendin tonë si rrëqebulli, ariu i murrmë, kaprolli, dreri, dhia e egër dhe lloje të tjera janë në rrezik të zvogëlimit të popullacioneve si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimeve në vendbanimet natyrore të tyre, gjuetisë së pakontrolluar, varfërimit dhe degradimit të ekosistemeve, erozionit dhe shpyllëzimit.

Këtë ditë do ta shënojë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  në vendin e quajtur “Ujëvara e Mirushës”

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *