Home / Kryesoret / Rritet numri i personave të prekur nga lija e dhenve

Rritet numri i personave të prekur nga lija e dhenve

Shënon rritje numri i fëmijëve të prekur nga lija e dhenve. Epidemiologët thonë se kjo periudhë e vitit është më e përshtatshme për përhapjen e kësaj sëmundje. Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 3600 raste, që është për 23% më shumë se vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e të prekurve janë fëmijë që shkojnë në çerdhe.

Sipas të dhënave tona, më shumë se 50% janë fëmijë nën moshën 6 vjeçe, 85% e rasteve janë fëmijë nën moshën 14 vjeçe, këtë e them pasi në fëmijëri lija e dhenve ka fotografi më të lehtë klinike dhe më lehtë tejkalohet – u shpreh Vladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti i shëndetit publik.

Simptomat fillestare të lijës janë të ngjashme me ato të gripit derisa nuk paraqiten puçrrat në lëkurë. Gjithashtu bëhet fjalë për sëmundje që shumë lehtë bartet.

Lija është sëmundje ngjitëse, nëse qëndroni në një hapësirë me ndonjë të prekur nga lija, 95% e personave që nuk janë imun apo nuk e kanë tejkaluar sëmundjen, do të preken – u shpreh Vladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti i shëndetit publik.

Epidemiologët këshillojnë që nëse paraqiten puçrra të mëdha tek fëmijët të moshës nën një vjet dhe tek personat mbi moshën 12 vjeçe, përfshirë edhe të moshuarit, menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore pasi mundësitë për komplikime te gjato gjenerata janë më të mëdha. Nëse fëmija është i prekur nga kjo sëmundje nuk rekomandohet që të shkojë në çerdhe ose shkollë si dhe duhet mbajtur nivel të lartë të higjienës për të evituar komplikimet nga infeksionet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *