Home / Kryesoret / Rritet qarkullimi industrial i Maqedonisë në muajin mars

Rritet qarkullimi industrial i Maqedonisë në muajin mars

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i qarkullimit industrial për muajin mars, krahasuar me marsin e vitit 2016, është 116.6.

Kjo nënkupton se qarkullimi industrial shënon rritje, edhe atë 2.7% në tregun e brendshëm dhe 20.1% në tregun e jashtëm.

Sipas sektorëve, qarkullimi industrial në xehetari dhe gurthyese ka rritje për 15.8%, pastaj në sektorin e industrisë së përpunimit, me 16.7%, prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë, me 23.1%, prodhimet kapitale, me 22.8%, si edhe prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë, me 20.7%.

Rënie ka te prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë, me 1.8%.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *