Home / Lajme / Botë / Rritje e sulmeve me motive racore në Greqi
CWN2PN Greek police vehicle from the island of Rhodes, Aegean, Mediterranean

Rritje e sulmeve me motive racore në Greqi

Në policinë greke sot janë denoncuar edhe tre sulme mbi punëtorët migrantë, të cilët jetojnë në qytetin industrial Aspropirgos në afërsi të Athinës, me çka grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kumtuan se ka rritje të sulmeve me motive racore në disa muajt e fundit.

Mediat greke, duke iu referuar informacionit të agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA, njoftuan se dy sulme kanë ndodhur në shtëpitë e punëtorëve pakistanezë, ndërsa edhe një punëtor tjetër pakistanez është sulmuar në fabrikë.

Informacionet sot i konfirmoi edhe portali informativ left.gr. i cili citon edhe anëtarë të komunitetit pakistanez në Greqi, sipas të cilëve, një grup njerëzish, të cilët njihen në rajon, kanë hedhur gurë mbi dy shtëpitë e pakistanezëve, me ç’rast i kanë thyer dritaret dhe kanë thirrur slogane raciste.

Sipas portalit të njëjtë, nga gushti i vitit të kaluar janë denoncuar të paktën 40 sulme mbi punëtorët migrantë në Aspropirgos, të cilat i kanë kryer personat e njëjtë.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *