Home / Lajme / Botë / Rrotullohet autobusi, vdesin 17 persona

Rrotullohet autobusi, vdesin 17 persona

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u rrotullua në një rajon malor në jug të Meksikës, njoftojnë autoritetet.

Aksidenti ndodhi afër qytetin Motozintla, kur autobusi që po bartte njerëz nga një rit fetar për në shtëpi në bregdetin e Paqësorit doli nga rruga dhe u rrotullua në një vend të pjerrët, njoftojnë shërbimet emergjente në shtetin Chiapas,

Udhëtarët vinin nga komuna La Trinitaria dhe të paktën 17 prej tyre vdiqën, ndërsa 31 u lënduan.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *