Home / Kryesoret / Rruga e Teqes në Tetovë në gjendje të mjerueshme, gurët dhe dheu rrezikojnë qytetarët

Rruga e Teqes në Tetovë në gjendje të mjerueshme, gurët dhe dheu rrezikojnë qytetarët

Komuna e Tetovës akoma nuk ka asnjë zgjidhje për rrezikun me të cilin përballen banorët e Çarshisë së epërme dhe atyre të Teqesë së Shipkovicës, nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.

Në rrezik më të janë pikërisht nxënësit e Teqesë së Shipkovicës, të cilët nga tre herë në ditë kalojnë nga kjo rrugë për të arritur në shkollë.

“Rreziku është i përhershëm, mirëpo nga sot një javë kur edhe u bë hapja e kësaj rruge sepse është shumë e ngushtë, por më problem na paraqesin këta gurët këtu pas dhe ekskavatori që ka blloku rrugën. Çdo ditë kemi tre turne nxënësish që qarkullojnë me taksi, jemi lajmëruar dhe janë në dijeni, “do marrim masa, do marrim” dhe asgjë. Nga e enjtja në mbrëmje nuk kanë intervenua dhe e kanë lënë në këtë gjendje”.

“Rahat nuk jemi aspak si me thënë, sepse tani me shembjen e dheut që u bë jemi në rrezik edhe më të madh. Pse, sepse edhe po të duash të ikish s`mundesh sepse rruga është e bllokuar”.

Të pyetur për problemin në fjalë, nga komuna e Tetovës shprehen se është fatkeqësi natyrore dhe s`kanë si përballen me të, ndërkohë që njoftojnë opinionin se kjo rrugë e njohur si rruga e Banjës është e ndaluar për qarkullim.

“Ky është një proces natyror dhe janë punë të pa parashikuara, shkaku i sigurisë së qytetarëve nga ana e komunës u mbyll rruga shkaku i rrezikut për njerëzit për qytetarët “–deklaroi Isen Demiri, shef i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore.

“Por, edhe pse për shkaqe të sigurisë, komuna e Tetovës e ka ndaluar për qarkullim këtë rrugë ata nuk japin zgjidhje se si do të frekuentojnë rrugën për të shkuar në shkollë dhjetëra nxënësit e Teqesë së Shipkovicës, të cilët nuk kanë rrugë alternative për të arritur deri në shkollë”.

“Rrugë alternative që shfrytëzohet prej automjeteve nuk kanë, mirëpo e kanë shfrytëzuar me raste kështu rrugët e dorës së dytë “– shtoi Demiri.

Gurët dhe dheu që kanë bllokuar rrugën e banjës nga rrëshqitja e tyre, janë vetëm disa metra larg ekskavatorëve që bëjnë punimet në këtë rrugë dhe mbetet e paqartë se përse nuk ndërhyjnë për largimin e tyre./Alsa-M/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *