Home / Lajme / Maqedoni / Rusët shqetësohen nga Lëvizja Besa: Po kërkon riformatimin e Maqedonisë

Rusët shqetësohen nga Lëvizja Besa: Po kërkon riformatimin e Maqedonisë

Rusët vazhdojnë të ngatërrohen në Maqedoni dhe natyrisht duke sulmuar dhe fajësuar shqiptarët për heqjen nga pushteti të njeriut të preferuar të tyre, Nikolla Gruevski.

Portali Sputnik, i cili çdo ditë i kushton mbi 4 shkrime e analiza Maqedonisë dhe sulmit ndaj shqiptarëve, kësaj radhë ka bërë një diversion ndaj Lëvizjes Besa, e cila është realisht formacioni politik që tronditi sistemin e vjetër politik në Maqedoni.

Ishte BESA e cila ndryshoi rrjedhjen e ngjarjeve duke provokuar ortekun që i dha fund Gruevskit dhe arrogancës së tij.

Një deklaratë e bërë nga Amir Elezi, drejtues i BESA-s se “pozita e shqiptarëve do të riformatohët për t’u përmirësuar edhe më duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit”, nga Sputnik dhe është përkthyer si tentativë për riformatimin e Maqedonisë.

“Lëvizja Besa, partia e dytë më e madhe shqiptare në Maqedoni, kërkoi ripërcaktimin e Maqedonisë si një kusht për të hyrë në një koalicion me Bashkimin Social Demokratik të Maqedonisë Zoran Zaev.

Lëvizja Besa është zgjedhjet e dhjetorit fitoi pesë vende në parlament, e pa mbështetjen e kësaj partie Zaev vështirë se mund të formojë një qeveri të re”, thekson Sputnik që më pas vazhdon:

“Elezi tha se Lëvizja Besa nuk ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e të ardhmen e koalicionit qeverisës, duke theksuar se ajo do të vendosë pasi Ivanov të dorëzojë mandatin për formimin e një qeverie të re të liderit të LSDM-së.

Në thelb, Ivanov, i cili ka deri më tani është lëkundur, refuzoi t’i dorëzojë mandatin e kreut të socialdemokratëve, duke kërkuar akuzuar se soalicioni me shqiptarët ka ardhur me direktiva nga Tirana.

LSDM-ja, e cila në zgjedhjet e parakohshme fitoi 49 nga 120 vende në parlament, mblodhi mbështetjen e 65 deputetëve, duke përfshirë edhe nënshkrimet e pesë deputetëve të koalicionit Besa”.

Ndërkohë kujtojmë se BESA që në nisje të saj ka hartuar dhe promovuar paketën e “Ridefinimit”, që jo domosdoshmërisht përkthehet si riformatim i Maqedonisë, por si rikthim dhe ripotencim i Marrëveshjes së Ohrit, lënë pas dore dhe harruar rrugës, si një strategji e politikës maqedonase për të mos u jetësuar kurrë.SYRI.NET

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *