Home / Lajme / Rajon / Rusi – Nxënësi shpërthen granatën në shkollë. 1 fëmijë i vdekur, 11 plagosen

Rusi – Nxënësi shpërthen granatën në shkollë. 1 fëmijë i vdekur, 11 plagosen

Një granatë ka shpërthyer mesditën e kësaj të hëne në një shkollë në Republikën e Dagestanit në Rusi, ku ka lënë të vdekur një nxënës dhe të plagosur 11 të tjerë.

Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se granata është çuar në shkollë nga një prej nxënësve të klasës së tetë, i cili duke mos njohur mënyrën e mbajtjes e ka lëshuar në tokë duke shpërthyer menjëherë.

Nga ky shpërthim, janë plagosur rëndë të paktën tre nxënës që janë edhe në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, policia është duke marrë në pyetje nxënësin, por deri tani nuk dihet se ku dhe pse e kishte marrë granatën.

Shkolla në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë është në fshatin Agvali, në rajonin e Kaukazit të Veriut të Rusisë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *