Home / Lajme / Botë / Rusia kërkon nga shtetasit e saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Mal të Zi

Rusia kërkon nga shtetasit e saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Mal të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka këshilluar shtetasit rusë që të mendojnë mirë para se të shkojnë në Mal të Zi, ka thënë të hënë zëdhënësja e kësaj ministrie Maria Zaharova.

 

Sipas saj, ministria ruse ka dhënë “alarmin”, pasi që në “Mal të Zi mbretëron gjithnjë e më shumë histeri anti-ruse”.

Zaharova tha se pohimet e Podgoricës zyrtare, se Moska qëndron mbrapa organizimit të ngjarjeve në Parlamentin e Malit të Zi “janë dezinformata klasike”, shkruan Sputnik.

Më herët, Zaharova deklaroi se edhe pohimet e shefit të diplomacisë së Malit të Zi Srgjan Darmanoviq për përzierjen e Rusisë në punët e brendshme të këtij shteti kanë për qëllim që të arsyetohen para qytetarëve të vet për shkak të hyrjes në NATO.  Ndryshe, kryediplomati malazez Darmanoviq kishte deklaruar se Moska ka tentuar të ndalojë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *