Home / Kryesoret / Sakrifica e Ziadin Selës hapi dyert e parlamentit për Talat Xhaferin

Sakrifica e Ziadin Selës hapi dyert e parlamentit për Talat Xhaferin

Nazmi Sulejmani

Procesi i largimit të bandave kriminele të VMRO, ka filluar që para 3 viteve dhe në këtë proces në vazhdimsi ka kontribuar Ziadin Sela. Fillimisht duke u shkëputur nga miku në krim i Mijallkovit, Menduh Thaçi që më pastaj të krijoj subjektin e vetëm politik me koncept të pastër shqiptar LR-PDSH. Ai me politikbërjen e tij vendosi postulate rreth mënyrës së zhvillimit të politikës në kampusin shqiptar.

 Tryeza e përbashkët e partive shqiptare është qasje politike e Ziadin Selës. Kjo tryez më pastaj solli edhe deklaratën shqiptare, e cila është RISI politike. Kjo deklarat nuk lejoj pazarllëqe të ulta si më parë, por vendosi postulate. Megjithatë, edhe përkundër të gjithë këtyre zhvillimeve pozitive në skenën politike shqiptare, VMRO me ngulm nuk pranonte verdiktin e shumicës së popullatës në Maqedoni.

Kjo parti nxori në protesta vazalët e shitur të shtresave të ndryshme shoqërore të cilët shpalosën vrerin e vetë ndaj shqiptarëve. Nga ana tjetër LSDM stërzgjati që verdiktin e marr nga populli dhe nënshkrimet e mara nga partitë shqiptare ta kanalizoj për të krijuar qeveri dhe me këtë i mundësoj VMRO-së që të regrutoj kriminelët e vetë dhe të bëjë protesta.

Ditën e votimit të Talat Xhaferit për kryeparlamentar aty pjesëmarës nuk ishin Ali Ahmeti e Menduh Thaçi,  të cilët nuk votuan  Talat Xhaferin.Edhe pse ky i fundit , Menduh Thaçi gjatë tërë kohës ka qenë jashtë procesit politik që nga cunami që përjetoi  partia e tij në zgjedhjet e fundit .Andaj, i vetmi që ndikoj direkt që Xhaferi të ecë koridorëve të përgjakura të parlamentit është ai gjaku mbi të cilin ka ecur sot Talati, pra gjaku i Liderit të Shqiptarëve Ziadin Sela.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *