Home / Lajme / Botë / San Diego: Vritet një sulmues, pasi ka shtënë me armë ndaj shtatë personave

San Diego: Vritet një sulmues, pasi ka shtënë me armë ndaj shtatë personave

Pjesëtarët e policisë vranë një burrë 49-vjeçar, i cili pasi paraprakisht me armë ka shtënë ndaj shtatë persona, pranë një pishine në një kompleks banesor në San Diego të Kalifornisë, transmetuan media amerikane.

Shefi i policisë së San Diegos kumtoi në konferencë shtypi se policia ka marrë informacion për një burrë i cili ka shtënë ndaj njerëzve. Një helikopter i drejtorisë policore ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Tre policë kanë shtënë ndaj sulmuesit dhe e kanë vrarë, pasi ai armën e ka drejtuar kundër tyre.

Katër gra me ngjyrë, një burrë me ngjyrë dhe një njeri hispanik janë dërguar në spital, ku një prej grave ka ndërruar jetë, transmeton BTA.

Identiteti i sulmuesit është përcaktuar, por tani për tani nuk dihet asgjë për motivet e tij.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *