Home / Lajme / Kronika e zezë / Sekuestrohen 38 kg hashash dhe 3 krehra me fishekë

Sekuestrohen 38 kg hashash dhe 3 krehra me fishekë

Policia e Durrësit ka sekuestruar 38 kg kanabis sativa dhe krehra me fishekë. Për aksionin në fjalë është  shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Xh. 42 vjeç,  banues në  Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale  rreth 38 kg lëndë narkotike kanabis sativa; 3 krehra me 41 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *