Home / Lajme / Kronika e zezë / Sekuestrohen rreth 770 kg kanabis në Përmet

Sekuestrohen rreth 770 kg kanabis në Përmet

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia pasditen e së premtes në Përmet.

 

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për 768 kilogramë kanabis sativa.

Sipas burimeve, droga u gjet gjatë një kontrolli në një tunel në fshatin Piskovë, e ndarë në 102 pako dhe e futur në thasë.

Grupi hetimor i posaçëm i ngritur për këtë rast ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shoqëruar disa persona.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *