Home / Lajme / Rajon / Sekuestrohet nga policia një skaf italian, dyshohet se përdorej për trafikim droge

Sekuestrohet nga policia një skaf italian, dyshohet se përdorej për trafikim droge

Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Njësinë Speciale Delta Force, gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, kanë bërë të mundur konstatimin e një skafi me flamur italian (pa persona në bord) pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”.

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonjë send apo material i kundërligjshëm.

Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *