Home / Lajme / Botë / Sekuestrohet tjetër sasi rekord droge, 2.2 ton marijuanë me vlerë prej 20 milionë euro

Sekuestrohet tjetër sasi rekord droge, 2.2 ton marijuanë me vlerë prej 20 milionë euro

Policia italiane ka sekuestruar një tjetër sasi rekord droge prej 2.2 ton marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Sipas mediave të vendit fqinj, operacioni u zhvillua në datën 17 maj të këtij viti, në bregdetin e komunës së Garganos në në rajonin e Puglias, në plazhin Vico del Gargano.

Gomonia ishte ngarkuar me thasë të mëdhenj plastikë, e braktisur në disa shkëmbinj pak metër larg bregut të detit. Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë.

Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorrë të fuqishëm prej 200 kauj fuqi jashtë bordit. Mësohet se droga kap vlerën e tregut prej 20 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Burri reh gruan, ajo e paraqet në polici – (VIDEO)

34 vjeçarja R.S nga fshati Trebosh të enjten në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *