Home / Kryesoret / Sela: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Sela: Drejtësia s’duhet të jetë selektive

Kryetari I LR-PDSH-së, Ziadin Sela, të enjten për herë të dytë brenda një javë u paraqit në Prokurorinë Publike ( PP). Ai dha dëshminë e  tij për ngjarjet e 27 prillit.
I pyetur nga gazetarët nëse i beson drejtësisë, pasi kjo e fundit, dhunuesit që u futën në Kuvend më 27 prill i dënoi vetëm me kusht, Sela tha se drejtësia s’duhet të jetë selektive.
“Nuk mund që dikush të dënohet me tre vjet burg, sepse ka hedhur gur, vetëm e vetëm sepse është shqiptar, ndërsa dikush tjetër të dënohet me liri me kusht, kur qëllim kanë pasur edhe vrasjen”-tha më tej lideri i LR-PDSH.
Ai tha se  i kanë dhënë mbështetje formimit të një qeverie, e cila duhet të bëjë reforma në drejtësi.
Sela, përsëri theksoi se nuk kanë synim resoret, por reformat që duhen bërë në vend.

Almakos.com

Evi Shkopi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *