Home / Lajme / Maqedoni / Sela: Nuk jam mbushur me inat, por as nuk harroj! (VIDEO)

Sela: Nuk jam mbushur me inat, por as nuk harroj! (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes për Reforma- PDSH, Ziadin Sela, rrëfen ngjarjen e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kur mori lëndime të rënda nga rrahja.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Jeta në Kosovë”, Sela ka folur për herë të parë për detajet e sulmit ndaj tij dhe se kush janë fajtorët për këtë.

“I pashë sulmuesit tek vinin në drejtimin tim dhe unë thjeshtë fillova të shkoj në drejtimin e tyre sepse e pashë që kanë ardhur për mua dhe në këtë mënyrë do t’i mbroja të tjerët. Unë mora vendimin për të mos ikur. Unë jam doktor me profesion gjithsesi dhe të jesh në front në kësi lloj situatash është ajo ç’farë pritet”, tha Sela.

“Nuk jam i mbushur me inat për shkak të sulmit sepse jam duke rritur fëmijë këtu dhe jam duke menduar për gjeneratat e ardhshme. Por të jeni të sigurt që gjithashtu jam një politikan dhe mund t’i fsheh gjërat mirë. Unë jam gjakosur dhe i takoj një kulture të Shqipërisë Veriore. Ne nuk harrojmë” shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *