Home / Lajme / Maqedoni / Sela takohet me William Walker (Video)

Sela takohet me William Walker (Video)

Ish-shefi i OSBE-së dhe Ndihmës sekretari i SHBA-ve në kohën e luftës së Kosovës William Walker ka takuar kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela në Livadhi të Strugës ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe ngjarjet në vend, më 27 prill,

Sela i ka treguar Walker për ngjarjet në Kuvend ku i ka thënë se ngjarjet kanë qenë të përgatitura nga struktura të policisë në vend dhe se së paku tre deputetë VMRO-DPMNE-së kanë hapur dyert kryesore të Kuvendit.

Walker nga ana tjetër ka shprehur keqardhje për ngjarjet në Kuvend dhe tha se ka ndjerë përgjegjësi morale që të takohet me Selën dhe me faktorët politikë shqiptarë të Maqedonisë.

Përndryshe, Walker e ka të ngjeshur agjendën e takimeve me kryetarët e partive politike shqiptare.

TEMAT:

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *