Home / Lajme / Botë / Senati e ka konfirmuar zgjedhjen e Hedher Uilson për sekretare të forcave ushtarake ajrore

Senati e ka konfirmuar zgjedhjen e Hedher Uilson për sekretare të forcave ushtarake ajrore

Senati amerikan me 76 vota “pro” dhe 22 “kundër” e ka konfirmuar zgjedhjen e Hedher Uilson për sekretare e forcave ushtarake ajrore.

Uilson është ish-kongresiste nga Partia Republikane nga shteti federal Meksika e re. Ajo ka të kryer Akademinë ushtarake ajrore, ndërsa pas daljes nga Kongresi ka qenë konsulente në sektorin e industrisë ushtarake.

Nominimet e Trampit për sekretarë të forcave ushtarake tokësore dhe ajrore janë prolonguar për shkak të mospajtimeve. Para disa ditëve Mark Grin, i cili ishte i nominuar për sekretar të forcave tokësore u tërhoq për shkak të kritikave të deklaratave të tij kundër homoseksualëve dhe myslimanëve.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *