Home / Lajme / Botë / Senatorët amerikanë kërkojnë që Ankaraja të kërkojë falje për përleshjet para Ambasadës turke në Uashington

Senatorët amerikanë kërkojnë që Ankaraja të kërkojë falje për përleshjet para Ambasadës turke në Uashington

Një grup i senatorëve-republikan amerikan dolën me kumtesë të drejtuar për Turqinë me rastin e përleshjeve para rezidencës së ambasadës turke në SHBA Serdar Kiliq.

Senatorët kërkuan nga Ankaraja të kërkojë falje, shkruan gazeta amerikane “Hill”, që është e specializuar për raportim për punën e Kongresit të SHBA-së.

“Disa funksionarë turq morën pjesë në sulmin ndaj demonstruesve, që i prish normal bazë të demokracisë dhe paraqet fyerje për SHBA-në dhe rëndësinë të cilën ne e japim për të drejtën e lirisë së shprehjes, të reflektuar në Kushtetutën tonë. I bëjmë thirrje Qeverisë turke menjëherë të kërkojë falje për pjesëmarrjen e funksionarëve në përleshjet”, qëndron në kumtesën e senatorëve, që është nënshkruar nga Mark Rubio, Ted Kruz, Tom Koton dhe Majkëll Li.

Të martën në mbrëmje para Ambasadës turke në SHBA kishte përleshje të shkurta por të ashpra midis ithtarëve dhe kundërshtarëve të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur presidenti Rexhep Taip Erdogan ishte në rezidencë.

Si rezultat i përleshjeve kanë pësuar nëntë persona, nga të cilët dy më seriozisht, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.

Ambasada turke në SHBA i akuzoi anëtarët e Partisë punëtore kurde (PKK) për incidentin.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *