Home / Lajme / Rajon / Sezoni turistik – Pastrohet bregdeti i Shëngjinit, nxënësit në aksion për mbeturinat

Sezoni turistik – Pastrohet bregdeti i Shëngjinit, nxënësit në aksion për mbeturinat

Dhjetëra nxënës të shkollës 9-vjeçare në Zejmen, të asistuar dhe nga Bashkia e Lezhës, në mënyrë vullnetare kanë pastruar plazhin e Shëngjinit. Të organizuar në grupe ata pastruan të gjithë vijën bregdetare që ka filluar të presë pushuesit e parë.

Bregdeti i Shëngjinit është pastruar nga mbetjet e shumta që kishin mbuluar brezin e rërës.

Aksioni u ndërmor në prag të sezonit turistik nga nxënësit e shkollës së mesme të Zejmenit në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Nxënësit pastruan mbeturinat në gjithë vijen bregdetare, duke sjellë njëkohësisht mesazhin për ruajtjen e zonës turistike.

Bregdeti i Shëngjinit ishte mbuluar nga mbetjet e sjella nga dallgët gjatë ditëve me reshje shiu, ndaj dhe ky pastrim nga nxënësit ishte mjaft i domosdoshëm.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *