Home / Lajme / Rajon / SHBA – Blerta tregon arsyet pse goditi me vezë të prishura Vlora Çitakun

SHBA – Blerta tregon arsyet pse goditi me vezë të prishura Vlora Çitakun

Blerta Avdili është aktivistja e “Vetëvendosjes” e cila gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit, në Kolorado, në ShBA sulmoi me vezë ambasadorën e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në facebook ajo tregon arsyen përse e ndërmori këtë veprim.

Unë kisha menduar që t’i bëja Vlora Çitakut si dhuratë dy vezë të prishura të cilat doja t’ia jepja në dorë në formë simbolike për kalbjen e regjimit që ajo përfaqëson. Por nisur nga mungesa e theksuar e sinqeriteti të saj, dhe nga manipulimi që bëri, si dhe nga fakti që moderatorja e aktiviteti ndërhyri në debat duke mos më lejuar që t’ia dorëzoja vezët e prishura Vlora Çitakut, atëherë unë vendosa t’i gjuaj ato dy vezë në drejtim të Vlora Çitakut, në shenjë proteste ndaj gjithçkaje që po heq populli im prej njerëzve si ajo dhe pushtetit që ajo përfaqëson.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *