Home / Lajme / Botë / SHBA: Dy persona e humbën jetën nga një tornado

SHBA: Dy persona e humbën jetën nga një tornado

Gjatë një tornadoje në disa shtete federale amerikane e humbën jetën të paktën dy persona, ndërsa dhjetëra janë lënduar.

Tornadoja ka shkatërruar një numër të madhe të rimorkiove në Viskonsin, ndërsa ka shkaktuar dëme edhe në shtetin Oklahoma

Moti i ligë e ka prekur edhe Kanzasin dhe Nebraskën.

Më shumë është prekur qyteti Elk Siti në Oklahoma, ku e humbi jetën një burrë 53 vjeçar.

Në këtë qytet tërësisht janë shkatërruar 40 shtëpi, ndërsa 70 janë dëmtuar.

Mijëra persona në Nebraska kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Viskonsin rreth 178 kilometra nga Mineapolis, e humbi jetën një burrë 46 vjeçar.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *