Home / Lajme / Botë / SHBA e para në botë për rezerva të arit, ja kush është numër 1 në Ballkan

SHBA e para në botë për rezerva të arit, ja kush është numër 1 në Ballkan

Këshilli Botëror i Arit ka publikuar listën e re të 100 vendeve që kanë më së shumti rezerva të arit, kurse në vendin e parë gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.133,5 tonë.
Në vendin e dytë gjendet Gjermania me 3.377,9 tonë, kurse në vendin e tretë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me 2.814,0 tonë.
Në mesin e 10 vendeve më të pasura gjenden Italia, Franca, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia dhe Holanda.
Kur bëhet fjalë për Ballkanin, Kosova nuk gjendet fare në këtë listë. Po ashtu aty nuk gjenden as Kroacia dhe as Mali i Zi.
Ballkan më së shumti ari posedon Serbia, 18.8 tonë dhe gjendet në vendin e 63-të. Pason Maqedonia në vendin e 77-të më 6.9 tonë.
Shqipëria është në vendin e 98 më vetëm 1.6 ton ari, derisa Sllovenia ka 3.2 tonë, Bosnja 3.0, etj.
Në vendin e fundit, atë të 100 gjendet Mongolia më 1.5 ton ari.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *