Home / Lajme / Botë / SHBA-ja e gatshme për dialog me Korenë Veriore

SHBA-ja e gatshme për dialog me Korenë Veriore

 SHBA-ja është e gatshme për dialog me Korenë Veriore, por vetëm nëse Pheniani i ndalon të gjitha testimet raketore dhe bërthamore, deklaroi mbrëmë përfaqësuesja e përhershme e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara, Niki Nejlli.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e shqyrton propozimin për vendosjen e sanksioneve të Koresë Veriore.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë, por vetëm pasi do të shohim ndërprerje të plotë të procesit bërthamor dhe të gjitha testimeve”, tha Hejlli në prag të seancës së KS-së.

Sipas saj, derisa nuk ndodh kjo, SHBA-ja planifiko t’i vazhdojë stërvitjet e përbashkëta me Korenë Jugore dhe ta mbështesë Japoninë.

Ajo shtoi se SHBA-ja dhe Kina, aleati i vetëm diplomatik i Koresë Veriore punon në rezolutë të re të KS-së së KB-së për sanksionet e Phenianit.

“Kjo është ajo në çka tani punojmë”, shtoi ajo dhe përmendi se rezoluta ende nuk është sjellë.

Koreja Veriore konfirmoi të dielën se ka testuar lloj të ri të raketës, duke theksuar se bëhet fjalë për një raketë strategjike balistike “Huansong-12” me arritje të mesme deri në të madhe

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *