Home / Lajme / Botë / SHBA – Ndikimi në zgjedhje, ish-shefi i FBI merr në dorë çështjen e Rusisë

SHBA – Ndikimi në zgjedhje, ish-shefi i FBI merr në dorë çështjen e Rusisë

Autoritetet amerikane kanë caktuar ish-drejtuesin e FBI-së, Robert Mueller, për të hetuar mbi lidhjet e dyshuara të fushatës së Trump me Rusinë. Veprimi vjen në një kohë kur presioni mbi liderin aktual të Shteteve të Bashkuara është rritur ndjeshëm, ndërkohë që përzgjedhje e 72-vjeçarit është përshëndetur si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

Pas debateve të shumta që kanë sjellë dyshimet për lidhje të mundshme mes fushatës së Donald Trump dhe Rusisë, autoritetet amerikane kanë caktuar ish-shefin e FBI-së, Robert Mueller, për të hetuar mbi çështjen, një veprim ky që është përshëndetur si nga demokratët e Kongresit, ashtu edhe nga republikanët.

Ekspertët shprehen se 72-vjeçari është një person i jashtëm dhe që gëzon eksperiencën e duhur për të marrë në dorë raste të ndjeshme.

Mueller vjen me një eksperiencë relativisht të gjatë, ndërsa pozita e tij më e lartë ka qenë drejtimi i Byrosë Federale të Investigimit, duke filluar nga viti 2001, e deri në lënien e detyrës në vitin 2013.

Caktimi i tij për çështjen e Rusisë, erdhi pas kërkesave të shumta të bëra nga zyrtarë të lartë të Uashingtonit, në kushtet kur vazhdimisht janë zbuluar fakte të reja.

Kjo gjë ka bërë që autoritetet e inteligjencës amerikane të dyshojnë se Rusia ka ndikuar në proçesin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të mbështesnin zgjedhjen e Presidentit, Donald Trump.

Megjithatë, si Moska ashtu edhe lideri aktual i Shtëpisë së Bardhë i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pabaza.

Trump është vendosur vazhdimisht nën presion, sidomos pas dorëheqjes së ish-këshilltarit të tij për çështjet e sigurisë kombëtare, Michael Flynn, për të cilin u vërtetua se kishte patur kontakt me ambasadorin e Rusisë në Uashington.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Trump shkarkoi nga detyra, ish-shefin e FBI-së, James Comey, një veprim që gjithashtu u prit me kritika të ashpra.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *