Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-të mirëpresin Qeverinë e re të Maqedonisë

SHBA-të mirëpresin Qeverinë e re të Maqedonisë

SHBA-të vlerësojnë se procesi i formimit të Qeverisë së re është në fazë përparimtare dhe se i njëjti lëviz drejt përfundimit,

Sipas tyre, është me rëndësi që kryetari Gjorge Ivanov dhe liderët e partive të shumicës parlamentare arritën të gjejnë mënyrë për bashkëpunim në mënyrë konstruktive.

”Presim që pas formimit të Qeverisë së re të bashkëpunojmë me të njëjtën. Shpresojmë se do të formohet shpejt. Duhet të bëhet edhe shumëçka që Maqedonia të mundë të lëvizë përpara drejt reformave urgjente dhe të arrijë përparim në rrugën drejt bashkësisë euro-atlantike”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Më tej, theksohet se SHBA-të vazhdojnë të mbeten partner dhe mik i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *