Home / Lajme / Rajon / SHBA tregon detyrat që duhet të kryhen para zgjedhjeve

SHBA tregon detyrat që duhet të kryhen para zgjedhjeve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmend një varg detyrimesh të koalicionit qeverisës, që duhet të përmbyllen, si përgjigje ndaj zërave që mund të ketë së shpejti zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

 Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, beson se krerët e institucioneve të Kosovës do t’i kryejnë detyrat që kanë para vetes.

“Udhëheqësit e Kosovës duhet të përqëndrohen në arritjen e qëllimeve kryesore, siç janë: përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit, miratimi i Ligjit për Liritë Fetare, dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut, duke përfshirë këtu edhe fillimin e procesit për Asociacionin e Komunave Serbe,” është shprehur ajo, për arbresh.info.

Sipas saj, këto çështje “duhet të adresohen nga ky Kuvend dhe nga kjo Qeveri pa vonesë shtesë.”

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka paraparë të procedojë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim Marrëveshjen që përcakton vijën kufitare me Malin e Zi.

Derisa ekzistojnë kundërshtime edhe nga deputetë të koalicionit, ata të opozitës kanë paralajmëruar veprime të ndryshme për ta parandaluar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *